Zgjedhjet në Serbi, përballje mes qytetarëve në Novi Sad – një burrë kërcënon të nxjerrë armën
Një përballje mes dy grupeve të qytetarëve ka ndodhur sot në Klisa të Novi Sadit. Sipas Lëvizjes Qytetare Bravo në rrjetet sociale, incidenti u shkaktua nga zbulimi i disa personave që kishin në zotërim një “listë të dyfishtë” (një listë votuesish të paautorizuar). Bravo njoftoi në platformën X, se disa individë u “kapën” me një…
Lajme
Një përballje mes dy grupeve të qytetarëve ka ndodhur sot në Klisa të Novi Sadit.
Sipas Lëvizjes Qytetare Bravo në rrjetet sociale, incidenti u shkaktua nga zbulimi i disa personave që kishin në zotërim një “listë të dyfishtë” (një listë votuesish të paautorizuar).
Bravo njoftoi në platformën X, se disa individë u “kapën” me një listë të dyfishtë në një qendër votimi në shkollën fillore “Dushko Radoviq” në lagjen Klisa, ku disa persona u përpoqën të hapnin dyert e një veture, ndërkohë që një burrë ka kërcënuar se do të nxjerrë armën.
Bravo deklaron se qendra e votimit pranë vendit ku ndodhi incidenti po monitorohet nga vëzhgues dhe mbikëqyrës të procesit zgjedhor, gjë që e bën të pamundur manipulimin e zgjedhjeve.