Pritje deri në 4 orë e 20 minuta në Jarinjë, kolona deri në 3.5 kilometra
Pritje të gjata dhe kolona automjetesh janë regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, me situatën më të rënduar në Jarinjë dhe Merdarë. Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjete në hyrje të Kosovës në Jarinjë arrijnë deri në 260 minuta, apo 4 orë e 20 minuta, ndërsa…
Lajme
Pritje të gjata dhe kolona automjetesh janë regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, me situatën më të rënduar në Jarinjë dhe Merdarë.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjete në hyrje të Kosovës në Jarinjë arrijnë deri në 260 minuta, apo 4 orë e 20 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë deri në 200 minuta, apo 3 orë e 20 minuta. Kolona e automjeteve në dalje arrin në 3.5 kilometra.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet janë nga 70 deri në 90 minuta në hyrje, ndërsa në dalje nga 90 deri në 120 minuta. Kolona e automjeteve në dalje arrin në 3 kilometra.
Pritje janë raportuar edhe në Bërnjak, ku në hyrje ato shkojnë nga 20 deri në 50 minuta, ndërsa kolona në dalje arrin në 100 metra.
Në Dheun e Bardhë, pritjet në dalje arrijnë deri në 60 minuta, me kolonë automjetesh prej 800 metrash. Ndërkaq, në Muçibabë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, me kolonë prej 300 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta. /Lajmi.net/
