Sadiku: Mbi 2 milionë euro për import të rrymës vetëm dje, faturën e paguajnë qytetarët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar situatën me prodhimin e energjisë elektrike në vend, duke thënë se vetëm gjatë së shtunës janë shpenzuar mbi dy milionë euro për importin e rrymës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka përmendur mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2 të termocentralit Kosova B,…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar situatën me prodhimin e energjisë elektrike në vend, duke thënë se vetëm gjatë së shtunës janë shpenzuar mbi dy milionë euro për importin e rrymës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka përmendur mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2 të termocentralit Kosova B, si dhe daljen nga funksioni të bllokut A3 të Kosovës A.
“Derisa, po arsyetohen për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, paska ra edhe blloku A3. Domethanë, mbi 2 MILIONË EURO i kemi shpenzu dje për import të rrymës. DJE. VETËM DJE! 2 MILIONË”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka kritikuar menaxhimin e sektorit të energjisë, duke vlerësuar se pasojat financiare të kësaj situate rëndojnë mbi qytetarët.
“Mos u nalni, amatera! Derisa ta shkatërroni krejt. KEK-un, buxhetin, shtetin. E faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët”, ka shkruar deputeti i LDK-së. /Lajmi.net/