Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiti: Do të monitorohen vetëm nga DnV, rreziku për manipulim kësaj here është më i madh
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të monitorohen vetëm nga Demokracia në Veprim. Rashiti vlerëson se ‘rreziku për manipulim kësaj here është më i madh”, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së. “Kësaj here jemi vetëm në dorë…
Lajme
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të monitorohen vetëm nga Demokracia në Veprim.
Rashiti vlerëson se ‘rreziku për manipulim kësaj here është më i madh”, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së.
“Kësaj here jemi vetëm në dorë të Demokracisë në Veprim (DNV-së) për monitorimin e zgjedhjeve. Siç e kanë bërë gjithmonë, DnV-ja do e bëjë prapë më së miri. Rreziku për manipulim kësaj here është më i madh. Eugen Cakolli, Ismet Kryeziu….të gjithë, edhe organizatat ndërkombëtare, do të varen nga vlerësimi i DnV-së”, ka shkruar Rashiti.