‘Zero’ me Andy Gramm e kthen Fugën me këngë

Andy Gramm dhe Fugaa kanë lansuar këngën më të re ‘Zero’ për këtë sezon veror.

ShowBiz

11/04/2014 18:00

Që nga bashkëpunimet shumë të suksesshme nga Fugaa me Florin dhe me Elvana Gjatën nuk e kemi parë më atë më ndonjë projekt të ri.

Tani Fugaa është kthyer përsëri me Threedots Production, përkatësisht me bashkëpuntorin më të ngushtë të Florit, Andy Gramm dhe kanë punuar në një këngë ritmike e mjaft të pëlqyeshme.

Kënga është e punuar nga Andy Gramm dhe flet për jetën nëpër festa dhe klube, e natyrisht është shumë ritmike, ndërsa video është punuar nga MAX Production.