Zëra në Serbi: Gjuriqit në ShBA i është prezantuar marrëveshja e fshehët për ta njohur Kosovën

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se qëllimi kryesor i ftesës ka qenë prezantimi i një marrëveshjeje të fshehtë dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sipas Vujoviqit, gjatë qëndrimit në Uashington, Gjuriq është informuar nga Sekretari amerikan,…

Lajme

26/02/2026 16:14

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se qëllimi kryesor i ftesës ka qenë prezantimi i një marrëveshjeje të fshehtë dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Vujoviqit, gjatë qëndrimit në Uashington, Gjuriq është informuar nga Sekretari amerikan, Marko Rubio, për një marrëveshje që, sipas tij, parasheh njohjen formale të Kosovës nga Serbia. Ai ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Beta se ftesa ndaj Gjuriqit është bërë pikërisht për këtë arsye, në emër të qeverisë amerikane dhe të Presidentit Donald Trump, transmeton lajmi.net.

“Gjuriq u ftua në Uashington në mënyrë që t’i prezantohej marrëveshja e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i vizitës së tij. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, ka thënë Vujoviq.

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, sipas tij, është i gatshëm të ndërmarrë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, nëse kjo do t’i siguronte qëndrimin në pushtet./lajmi.net/