Zemaj: LDK ka prioritet zhvillimin dhe ne do të realizojmë investime të mëdha kapitale, që Kosova si ka parë asnjëherë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të fushatës elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit. E këto ditë kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj takoi një numër të madh të qytetarëve. Përgjatë këtyre takimeve Zemaj pati mundësinë që të flasë edhe në lidhje me zhvillimet në Kosovë, ku ndër të…

Lajme

04/06/2026 09:46

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të fushatës elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

E këto ditë kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj takoi një numër të madh të qytetarëve.

Përgjatë këtyre takimeve Zemaj pati mundësinë që të flasë edhe në lidhje me zhvillimet në Kosovë, ku ndër të tjerash deklaroi se LDK ka prioritet zhvillimin dhe se do të realizohen investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë asnjëherë.

“Do të përkrahim punëtorët e po ashtu edhe investuesit. Sepse janë shtyllë e ekonomisë”, tha ai.

Zemaj deklaroi se LDK-ja është ajo që i duhet Kosovës./Lajmi.net/