​SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, ky i fundit godet aeroportin e Kuvajtit

Kuvajti njoftoi të mërkurën se ka pezulluar fluturimet komerciale pasi një sulm me dron iranian shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e vendit dhe la disa persona të lënduar, vetëm disa orë pasi Irani dhe SHBA-ja shkëmbyen sulme me raketa në rajon. Sipas AP, sulmet ndodhën në kohën kur mediat gjysmëzyrtare iraniane raportuan se Teherani…

Bota

03/06/2026 12:34

Kuvajti njoftoi të mërkurën se ka pezulluar fluturimet komerciale pasi një sulm me dron iranian shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e vendit dhe la disa persona të lënduar, vetëm disa orë pasi Irani dhe SHBA-ja shkëmbyen sulme me raketa në rajon.

Sipas AP, sulmet ndodhën në kohën kur mediat gjysmëzyrtare iraniane raportuan se Teherani kishte ndërprerë komunikimin me ndërmjetësit për zgjatjen e armëpushimit në luftën me SHBA-në dhe Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump e mohoi këtë pretendim, duke thënë se bisedimet po vazhdojnë.

Shkëmbimi i sulmeve në rajonin e Gjirit dhe zgjerimi i luftës së Izraelit në Liban po e vështirësojnë më tej përpjekjen për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin./kp