Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se sulmoi një qytetar me mjet të fortë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Sipas raportit policor, i dyshuari më 14 maj 2026 dyshohet se kishte goditur me një mjet të fortë në kokë një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i…

Lajme

04/06/2026 10:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas raportit policor, i dyshuari më 14 maj 2026 dyshohet se kishte goditur me një mjet të fortë në kokë një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 3 qershor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.