Shtrenjtohen derivatet në Kosovë, nafta dhe benzina me çmime më të larta se një ditë më parë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për tregun kosovar, duke njoftuar për rritje të çmimeve të naftës dhe benzinës krahasuar me ditën e djeshme. Sipas vendimit më të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.51 euro për litër, që paraqet një…

Lajme

04/06/2026 10:43

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për tregun kosovar, duke njoftuar për rritje të çmimeve të naftës dhe benzinës krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit më të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.51 euro për litër, që paraqet një rritje prej dy centësh krahasuar me çmimin prej 1.49 euro për litër që ishte në fuqi një ditë më parë, shkruan lajmi.net.

Rritje ka shënuar edhe benzina, e cila nga sot do të mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.43 euro për litër, po ashtu dy centë më shumë se dita e kaluar.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit (LPG) është përcaktuar në 0.71 euro për litër.

Çmimet maksimale të derivateve publikohen çdo ditë nga MINT, në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe faktorëve që ndikojnë në furnizimin me produkte të naftës. Vendimi synon të mbrojë konsumatorët nga luhatjet e mëdha të çmimeve dhe të sigurojë stabilitet në tregun vendor. /Lajmi.net/