Zelensky thotë se pati bisedë “shumë të mirë” me Trumpin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me presidentin amerikan, Donald Trump, para takimit të tyre shumëpalësh me liderët e tjerë evropianë. “Mendoj se pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Trump”, tha ai, duke shtuar se “diskutuam pika shumë delikate”. Lideri ukrainas falënderoni vazhdimisht Trumpin për takimin me…

Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me presidentin amerikan, Donald Trump, para takimit të tyre shumëpalësh me liderët e tjerë evropianë.
“Mendoj se pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Trump”, tha ai, duke shtuar se “diskutuam pika shumë delikate”.
Lideri ukrainas falënderoni vazhdimisht Trumpin për takimin me të.
Ai shtoi se Trumpi po përpiqet ta organizojë një takim trepalësh dhe se Ukraina do të ishte e lumtur nëse ai do të merrte pjesë.
Ai gjithashtu nënvizoi se i ka treguar Trump “shumë hollësi” mbi një hartë të fushës së betejës.