Zelensky – Putinit: Eja në Kiev nëse guxon
Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj raportimeve se është ftuar në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin, në një kohë kur ekziston skepticizëm nëse Kremlini ka rënë vërtet dakord të ndalojë për një javë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Presidenti ukrainas tha se është i gatshëm për “çdo format” të një samiti të liderëve, por…
Bota
Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj raportimeve se është ftuar në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin, në një kohë kur ekziston skepticizëm nëse Kremlini ka rënë vërtet dakord të ndalojë për një javë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Presidenti ukrainas tha se është i gatshëm për “çdo format” të një samiti të liderëve, por e përjashtoi kategorikisht mundësinë që një takim i tillë të zhvillohet në Moskë, duke e cilësuar këtë si “të pamundur”.
“Është absolutisht e pamundur për mua të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj si të takohesha me Putinin në Kiev”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi se nuk do të pranonte një takim as në Bjellorusi, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të këtij vendi me Kremlinin.
“Mund ta ftoj në Kiev – le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, tha Zelensky.
Ndërkohë, presidenti ukrainas ka intensifikuar kritikat edhe ndaj udhëheqësve evropianë gjatë dy javëve të fundit. Në një seancë pyetje-përgjigje me gazetarët, ai shkoi edhe më tej, duke sugjeruar se Evropa mban përgjegjësi për boshllëqet në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, të cilat, sipas tij, Rusia i ka shfrytëzuar për të ndërprerë furnizimin me energji të vendit.