Zëdhënësi i PDK-së: Kurti po mundohet ta imitojë marshin e Leninit

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se kreytari i LVV-së, Albin Kurti po mundohet ta imitojë marshin e Vladimir Leninit ëpër komuna.

Lajme

04/02/2021 18:11

“Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij”, ka shkruar Bytyçi. “Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer”.

Ai tha se popullit i duhet të vendos ndërmjet dy sistemeve.

“Siç duket në këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë (socializmit/komunizmit)”, ka shkruar Bytyçi.

“Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a deshirojnë REPUBLIKË apo një babë!”, shtoi ai.

Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij.

Njëjtë veproi…

Posted by Avni Bytyçi on Thursday, February 4, 2021