Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Ylli botëror, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është një nga emrat kryesorë që do të performojnë në festivalin e muzikës “Coachella” në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë konfirmuar se Dua do të ngjitet në skenë në dy netët e festivalit. Sipas BBC-së, krahas saj, në…

ShowBiz

11/11/2026 13:47

Ylli botëror, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është një nga emrat kryesorë që do të performojnë në festivalin e muzikës “Coachella” në vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë konfirmuar se Dua do të ngjitet në skenë në dy netët e festivalit.

Sipas BBC-së, krahas saj, në mesin e artistëve kryesorë do të jenë edhe grupi Tame Impala, i cili do të performojë të shtunave, si dhe këngëtarja SZA, e cila do të jetë në skenë të dielave.

Kësisoj, Dua Lipa pritet të bëhet artistja e parë solo britanike që kryeson festivalin.

“Coachella” mbahet në Kaliforni të ShBA-së, nga 9 deri më 11 prill dhe nga 16 deri më 18 prill 2027.