Zbulohet skuadra më e ashpër në Premier Ligë për edicionin 2018/19

Liverpooli e ka fituar çmimin e ekipit më ‘Fair-Play’ për sezonin 2018/19, ndërsa Watford është zgjedhur si skuadra më e ashpër.

Sport

14/05/2019 14:20

Transfer Markt ka përpiluar të dhënat në bazë të kartonëve të verdhë dhe të kuq, si dhe numrin e faulleve të shkaktuara nga secila skuadër.

Watford ka marrë 94 pikë, për t’u zgjedhur si ekipi më pak i ndershëm në kampanjën 2018/19 në Angli, përcjell lajmi.net.

76 kartona të verdhë dhe tre të kuq kanë pësuar ‘Hornets’ në 38 javët e kampionatit elitar anglez.

Manchester United është skuadra e dytë më e ashpër me 87 pikë, falë 72 kartonave të verdhë dhe dy të kuqëve, ndërsa top-treshen e kompleton Burnley me 80 pikë.

Liverpooli si ekipi më i pastërt është ndëshkuar vetëm 35 herë me të verdhë dhe asnjë i kuq.

Më poshtë tabela e plotë, ku nis nga ekipi më ‘fair-play’ deri te ekipi më i ashpër. /Lajmi.net/