Zbulohet kontrata e Moratas, ja sa duhet të paguajë Reali nëse e rikthen futbollistin

Football Leaks e ka zbuluar edhe kontratën e transferimit të Alvaro Moratas nga Real Madridi në Juvensus.

Sport

29/02/2016 11:49

Real Madrid duhet t’ia paguajë Juventusit 30 milionë euro, nëse dëshiron ta rikthejë Alvaro Moratan në Santiago Bernabeu.

Madrilienët janë të obliguar ta paguajnë këtë shumë vetëm nëse lojtari ka luajtur në më shumë se gjysmën e lojëve.

Nëse Morata është paraqitur mes 25-50% të ndeshjeve ata duhet t’ia paguajnë Juventusit 25 milionë euro për rikthimin e tij, ndërsa vetëm 20 milionë, nëse i ka zhvilluar më pak se 25% të ndeshjeve me ‘Zonjën e Vjetër’.

Mirëpo, ‘Los Blancos’ kanë mundësi që ta aktivizojnë këtë klauzolë në kontratën e spanjollit vetëm deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Ndërsa, nëse Juventus  e shet Moratan te ndonjë klub tjetër deri në atë datë, duhet t’ia paguajnë Realit plot 80 milionë euro kompensim, përcjell Lajmi.net.