Zbulohet identititeti i autorit të këngës “Rrotat e autobusit”
E gjitha kjo kishte nisur nga dëshira që djali i autorit ta përvetësoj gjuhën shqipe.
Fun
“Jony Jony yes papa”, “Bingo”, e “Five little mockeys” janë vetëm disa prej këngëve që dëgjohen nga fëmijët në botë. Ndërsa në Kosovë, një popullaritet të madh gëzojnë ato si: “Rrotat e autobusit” “Ledi Ledi” “Mac mac o përtac” të cilat ishin realizuar e interpretuar nga Lavdim Kamberi, i cili deri tani kishte zgjedhur të mbetej anonim për audiencën.
Gazetar: Liridon Spahiu
Nga profesionistët e muzikës këto realizime ishin kritikuar shumë, ani pse në Youtube numërojnë miliona klikime.
Lavdimi, i cili aktualisht jeton dhe punon në Londër tregon se gjithçka kishte nisur nga dëshira që djali i tij ta përvetësoj gjuhën shqipe.
Paragjykime e kritikat të shumta iu adresuan atij pas realizimit të këtyre këngëve, duke u cilësuar si të dobëta dhe pa vlerë muzikore.
E kur jeni te kritikat, të tilla pati edhe për mënyrën e interpretimit, gjë të cilën deri tani e ka bërë vet Lavdimi. Ai shpreson se shumë shpejt do të gjejë një zë adekuat për ti kënduar këto këngë.
Pos këngëve që ka sjellë Lavdimi, kritika kanë pasur edhe filmat e animuar që janë realizuar në gjuhën shqipe viteve të fundit.