Zbulohet e dashura e re e Shpat Kasapit (Foto)

23:35 | 24 Maj 2016

Shpat Kasapi që nga koha që ishte në lidhje me Afërdita Dreshaj nuk e ka publikuar asnjë lidhje tjetër.

Por siq duket tani ka vendosur të lidhet me bukuroshen nga Kosova, Qendresa Dulaj e cila jeton në Zvicërr.

Bukuroshja kosovare në fotot e siguruara nga Botapress shihet shumë seksi, e si duket edhe Shpati është duke i shijuar momentet afër Qëndresës.

Botapress ka kontaktuar Qendresa Dulajn dhe ajo në pyetjen se a është në lidhje me Shpat Kasapin apo jo, nuk e ka mohuar por vetëm me buzëqeshje e kaloi këtë pyetje.

Ndoshta nuk ka edhe shumë nevojë për koment pasi gjithçka mund të shihet në fotot e siguruara nga Botapress.