Zbulohet e ardhmja e Arturo Vidalit

Sipas raportimeve nga Franca, Arturo Vidal ka hedhur poshtë një ofertë të Olympique Marseille.

Sport

30/04/2021 14:21

Kiliani është bashkuar me Interin këtë sezon, ku është bashkuar falas si agjent i lirë nga Barcelona, përcjell lajmi.net.

Gazeta La Procenvce raporton se Jorge Sampaoli e simpatizon Vidalin, mirëpo ky i fundit dëshiron të qëndrojë në Inter edhe për një sezon nën urdhrat e Antonio Contes.

Gazeta raporton se Vidali i ka thënë Sampaolit se ai ndjehet mirë në Inter dhe ka raporte të mira me Conten.

Vidali ka shënuar dy gola dhe ka regjisturar dy asistime në 30 paraqitje me ‘Nerazzurri’ këtë sezon./Lajmi.net/