Zbulohet data e mundshme e rikthimit të Ramosit

Nëse shërimi i kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos shkon siç është planifikuar, ai mund të kthehej në më pak se një muaj.

Sport

23/02/2021 16:46

Sipas gazetës spanjolle AS, Ramos mund të kthehet në aksion kundër Elche më 13 mars ose kundër Atalanta në Santiago Bernabeu më 16 mars, shkruan lajmi.net.

Në atë raportim thuhet se 34 vjeçari synonte të kthehej për ndeshjen e Atletico Madrid në 7 mars, por ekipi mjekësor e paralajmëroi atë se ai mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit nëse luan në Wanda Metropolitano dhe pëson një lëndim tjetër.

Kapiteni iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë më 6 shkurt.

Reprezentuesi spanjoll postoi video, ku shihej se po punonte nga rikuperimi./Lajmi.net/