Zbulohet biçikleta elektrike e cila mund të ecë mbi ujë

Mbase nuk kemi për të ecur kurrë mbi ujë por të paktën mund ta bëjmë me biçikletë. Manta5 Hydrofoiler XE-1 ka pedale, motor elektrike dhe një bateri sikur të ishte një biçikletë elektrike.

Auto & Tek

09/01/2020 20:01

Por gjithashtu ka krahë prej fibrash karboni të cilat bëjnë të mundur që biçikleta të qëndrojë mbi ujë me shpejtësi prej 20 km/h.

Motori 460-vat elektrik fuqizohet nga një bateri e cila jeton për një orë të plotë. Kompania e cila e ka ndërtuar vendosi të shtojë një motor elektrik në mënyrë që njerëzit ta përdorin në distanca më të gjatë si përshembull nga një jaht për në breg.

Kompania Zelandeze u themelua në 2011 dhe prototipin e parë e prezantoi në 2017-ën. Afro 30 të tilla janë shitur tek mbështetësit e parë të projektit. Aktualisht biçikleta shitet për 7395 dollarë dhe u prezantua në CES në Las Vegas.

YouTube player