Zbulohen lojtarët që do t’i transferojë Interi këtë vit

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi ka nevojë për katër nënshkrime të reja këtë verë, dhe Steven Zhang do të diskutojë strategjitë për transferimin e lojtarëve pasi të rikthehet në Itali.

Sport

14/04/2021 17:23

Presidenti i Nerazzurrëve do të kthehet në Itali nga Kina në ditët në vijim për të diskutuar planet e klubit për të ardhmen, duke përfshirë buxhetin e tyre të transferimit të verës, transmeton lajmi.net.

Zhang do të kërkohet të qëndrojë në shtëpi në karantinë për 14 ditë, por sapo të përfundojë periudha e vetë-izolimit, ai do të takohet me drejtuesit e klubit.

Gazeta raporton se Nerazzurri është në kërkim të katër nënshkrimeve të reja: një mbrojtës qendror, një mbrojtës i majtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues.

E ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, është në ‘ajër’, por ka të paktën tetë lojtarë të tjerë që mund të largohen nga klubi në verë.

Interi është kryesuesi i tabelës në Serie A me një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit dhe u duhen 14 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit për të fituar titullin e tyre të parë në Serie A në më shumë se dhjetë vjet./Lajmi.net/