Zbulohen klubet më të interesuara për Odegaard

Martin Odegaard është duke kërkuar largimin nga Real Madrid pasi nuk po gjen hapësirë.

Sport

20/01/2021 16:48

Gjatë javës së fundit është raportuar nga shumë media spanjolle se norvegjezi po kërkon largimin nga Los Blancos, e madje këta të fundit kanë miratuar kërkesën e tij.

Tani, dy nga klubet më të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit janë Real Sociedad dhe së fundmi edhe Sevilla, shkruan lajmi.net.

Një raportim nga Deportes Cuatro tregon se trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui është një admirues i madh i lojës së Odegaardit dhe kreativitetit të tij në mesfushë.

Odegaard ka munguar në 10 ndeshje të njëpasnjëshme për Real Madridin dhe po shpreson që të largohet nga ta për t’u rikthyer në formacioni zyrtar të një klubi tjetër./Lajmi.net/