Zbrazet nga pacientët reparti i kujdesit intensiv, kjo është festa e mjekëve italianë
Mediet në Itali e kanë quajtur mrekulli.
Fun
Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga pesë sallat e kujdesit intensiv për shkak të zvogëlimit të numrit të pacientëve me koronavirus, transmeton lajmi.net.
27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë boshatisur.
Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me vdekjen dhe me një fluks të madh pacientësh.
Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/ASSTGrandeOspedaleMetropolitanoNiguarda/videos/939793483119563/