Zanetti: Jam i fokusuar për të ardhmen e klubit

Ikona e Inter, Javier Zanetti, është optimist për të ardhmen e skuadrës.

Sport

06/04/2020 20:32

Zanetti, i cili tashmë gëzon pozitën e zv.Presidentit te skuadra e Inter, beson se ka një të ardhme të ndritur te ‘Zikaltrit’, për të cilën duhet punuar.

Argjentinasi iu është drejtuar tifozëve të Inter me anë të një letre të hapur, ku ka folur edhe për të ardhmen e skuadrës.

“Jam i fokusuar për të ardhmen e skuadrës. Dia të ketë e bukur për ne dhe skuadrën e Inter”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Le të vazhdojmë dhe ta ndërtojmë së bashku”, janë vetëm disa nga shumë fjalë të Zanettit, i cili ka përshkruar gjithë rrugëtimin e tij me Inter, që nga viti 1995.

Emra si Barella, Bastoni, Martinez e shumë të tjerë shihen si një ardhme e ndritur për skuadrën nga Milano. /Lajmi.net/