Zana Spahiu caktohet ushtruese e detyrës së drejtorit të RTK-së

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, kanë vendosur edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm. Këtë funksion do ta ushtrojë Zana Spahiu, e cila edhe më herët ka mbajtur të njëjtën pozitë në institucionin publik. Spahiu ka shërbyer gjithashtu në RTK si udhëheqëse…

Lajme

05/05/2026 20:06

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, kanë vendosur edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm.

Këtë funksion do ta ushtrojë Zana Spahiu, e cila edhe më herët ka mbajtur të njëjtën pozitë në institucionin publik.

Spahiu ka shërbyer gjithashtu në RTK si udhëheqëse e Zyrës Ligjore, duke pasur përvojë të mëhershme në strukturat drejtuese të televizionit publik.