Tahiri vazhdon angazhimin si kryetar i LDK-së në Vushtrri: Qëllimi i vetëm është fitorja më 7 qershor bashkë me Presidenten Osmani
Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka shkruar në lidhje me vendimin e tij për të vazhduar angazhimin e tij në këtë detyrë. Ai ka thënë se vazhdimin për të qenë ende kryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, e ka marrë me qëllimin e vetëm, fitoren në zgjedhjet nacionale të 7…
Lajme
Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka shkruar në lidhje me vendimin e tij për të vazhduar angazhimin e tij në këtë detyrë.
Ai ka thënë se vazhdimin për të qenë ende kryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, e ka marrë me qëllimin e vetëm, fitoren në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.
“Dorëheqja ime nuk ka qenë ikje nga përgjegjësia, por reflektim. Ndërsa sot, ky vendim për të vazhduar është përgjigje ndaj një kërkese të qartë politike: unitet, mobilizim dhe rezultat. E djathta e patriotët po bashkohen, sepse ndryshimi është i domosdoshëm e Vushtrria do të jetë pjesë e këtij ndryshimi. Unë besoj në bashkëpunim, në respekt institucional dhe në një qasje që e vendos interesin e përgjithshëm mbi çdo interes personal apo grupor”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se koha e ndarjeve ka marrë fund dhe ajo e fitores ka ardhur. /Lajmi.net/