Zafir Berisha: Azem Syla, po e votove Specialen më nuk do të jesh “Daja” i UÇK-së

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërkuar nga Kuvendi që të mos votohet themelimi i Gjykatës Speciale.

Lajme

26/06/2015 12:12

Berisha ka ftuar dy nga themeluesit e UÇK-së, Azem Syla dhe Xhavit Haliti, që të mos votojnë pro kësaj gjykate, e cila sipas tij, është kundër bashkëluftëtarëve.

Ai u ka thënë atyre, se nëse votojnë pro kësaj gjykate, më Azem Syla nuk do të jetë “Daja” i UÇK-së, e as Xhavit Haliti “Zeka” i UÇK-së, pseudonime të tyre gjatë luftës.

Berisha, ka thënë se po tentohet që të nxitet votimi i kësaj gjykate duke thënë se nëse ajo nuk votohet në Kosovë, do të themelohet përmes Rusisë, por sipas tij po të donte Rusia këtë do ta bënte përmes deputetëve të saj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. (lajmi.net)