A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Hamza: Të gjitha format demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media para takimit me kryesinë e Partisë. Ai në lidhje me zhbërjen e Gjykatës Speciale ka thënë se do t’i diskutojnë të gjitha format demokratike dhe ligjore dhe pastaj dalin me qëndrime zyrtare të PDK-së. “Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë në detaje. Vendimet ne…

Lajme

17/09/2026 11:03

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media para takimit me kryesinë e Partisë.

Ai në lidhje me zhbërjen e Gjykatës Speciale ka thënë se do t’i diskutojnë të gjitha format demokratike dhe ligjore dhe pastaj dalin me qëndrime zyrtare të PDK-së.

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë në detaje. Vendimet ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion, ne do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së. Të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike janë të mundshme”, u shpreh Hamza. /Lajmi.net/

Video: