Zaev optimist në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

Kryeministri, Zoran Zaev, pret hapërim përpara në bisedimet rreth emrit në takimin e radhës Dimitrov – Kocias, që pritet të mbahet në Greqi gjatë kësaj jave, edhe pse kjo çështje mund të jetë në margjina të zhvillimeve të tjera. Sipas tij, procesi po lëviz dhe ai vazhdon të mbetet optimist për një zgjidhje kreative.

Lajme

01/05/2018 22:56

“Në çdo takim pres kreativitet të ri dhe afrim të dallimeve që kemi. Gëzohem se si po zhvillohen bisedimet, ndonjëherë janë me hapa të mëdha, ndonjëherë me hapa mikro, por me rëndësi po hapërohet drejt mënjanimit të dallimeve që kemi. Shpresoj se çdo takim i mundshëm, qoftë edhe në margjina të ndonjë zhvillimi tjetër, do të jetë në favor dhe me interes”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.