Young është mashtrues

Ish gjyqtari anglez Graham Poll ka kritikuar ashpër mesfushorin e Manchester Unitedit, Ashley Young dhe ka bërë thirrje që ai të suspendohet për pesë ndeshjen, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i lë simulimet. Young u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace të shtunën për shkak të një simulimi, kurse pak…

Sport

16/09/2013 09:40

Ish gjyqtari anglez Graham Poll ka kritikuar ashpër mesfushorin e Manchester Unitedit, Ashley Young dhe ka bërë thirrje që ai të suspendohet për pesë ndeshjen, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i lë simulimet.

Young u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace të shtunën për shkak të një simulimi, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë nxori një penallti për Unitedin, kurse bëri që kundërshtari të mbetet me dhjetë futbollistë pasi  Kagisho Dikgacoi u ndëshkua me karton të kuq.

“Ashley Young është mashtrues dhe duhet të dënohet për pesë ndeshje, pastaj ndoshta do të ndalet nga simulimet dhe përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët. Të dy menaxherët e tij, ai i kaluari dhe ky i riu në Manchester United kanë pranuar se ai rrëzohet lehtë dhe se nuk mirëpresin veprime të tilla”, shkroi Poll në komentin e tij të publikuar nga Daily Mail.