Ymeri: S’na duhet vetëm një President, por një figurë e pavarur – rrezik të jetë lojal ndaj Kurtit
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka folur në lidhje me takimet e Kurtit me krerët e subjekteve opozitare për çështjen e Presidentit. Ymeri tha se nuk është ideja që vendi t’a ketë një President por se çfarë Presidneti/te i nevojitet Kosovës në…
Lajme
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka folur në lidhje me takimet e Kurtit me krerët e subjekteve opozitare për çështjen e Presidentit.
Ymeri tha se nuk është ideja që vendi t’a ketë një President por se çfarë Presidneti/te i nevojitet Kosovës në rrethanat në të cilat është sepse sipas tij ka mundësi që në fund procesi të rezultojë me President i cili të jetë komplet i dëgjueshëm dhe lojal karshi kryeministrit Kurti.
“Nëse e shikojmë nga një perspektivë formale mendoj se çështja e Presidentit është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe i nevojshëm. Ne kemi patur nevojë për një kohë të gjatë të kemi një komunikim pak më të rregullt dhe të hapur mes partive politike për proceset politike në të cilat ka nevojë për vota përtej shumicës së qeverisë dhe njëra prej më të rëndësishmeve dhe më urgjente është Presidenti. Sa i përket përmbajtjes së takimeve nuk është se kanë dalë shumë informata, me përjashtim të deklarimeve që i kemi pa aty. Aty kemi pa njëfarë qëndrimi të partive politike që nuk jep fort as siguri as shpresë për t’a ditur se ka po shkojmë në këtë proces. Çfarë kemi lexu deri tani, më shumë na kanë tregu sa e vështirë dhe sa e pamundur është për t’i siguruar votat se sa që ka një zgjidhje. Uroj që këto takime të vazhdojnë, ta kenë një rezultat pozitiv. Mirë po ashtu duhet thënë se ne nuk e kemi diskutu fare edhe atë se çfarë do të kishte me qenë rezultati pozitiv. Fakti që në fund këto takime në fund mund t’a prodhojnë një President/te për Kosovën është e mirë por jo e mjaftueshme. Nuk është vetëm ideja t’a kemi një President/te por më shumë diskutimi do të ishte çfarë Presidneti/te i nevojitet Kosovës në rrethanat në të cilat është sepse ka mundësi që në fund procesi të rezultojë me President i cili të jetë komplet i dëgjueshëm dhe lojal karshi kryeministrit Kurti” deklaroi Ymeri.
Ai tha se deri tani asnjë parti apo deputet nuk ka shprehur gadishmëri apo interesim që Vjosa Osmani të jetë edhe për një mandat të dytë si Presidente.
Ymeri potencoi se ndryshe nga hera e kaluar, Kurti, s’ka fare interesim madje s’po e përmend emrin e saj si të përveçëm për këtë garë.
“Deri tani unë nuk kam parë asnjë parti politike, asnjë deputet që ka shpreh gadishmëri, përkrahje ose interesim për me e pas zonja Vjosa Osmani një mandat të dytë për Presidente. Herën e kaluar, Osmani, është bërë Presidente për shkak të insistimit të LVV-së dhe Albin Kurtit, këtë radhe po e shohim se Albin Kurti nuk ka fare interesim madje as që po ia përmend emrin si të përveçëm për këtë garë. Mendoj se nëse nuk e ke përkrahjen e asnjë prej partive politike nuk ka mundësi të bëhet. Deri tani nuk kemi pa ndonjë gadishmëri të ndonjë prej partive politike që të mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit. Nëse zoti Kurti nuk e ka mbështetjen për zonjën Osmani e në disa prej deklarimeve të tij publike prej zgjedhjeve të 28 dhjetorit është marrë me këtë temë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pra porositë që i ka dërgu kanë qenë më shumë për zonjën Osmani, që nuk mundemi me të bë, atëherë Kurti duhet me dal me shpjegu pse Osmani nuk po e meriton mandatin e dytë meqë kur është zgjedh Presidnete është fol me superlativa për të” deklaroi Ymeri.
“Gjasat janë me u arrit një konsensus, por varet edhe për kë po flasim. Shumë është spekulu me emra, veçanërisht me dikë nga familja e nderuar Jashari, pra kandidatë për të cilët mund t’i mblidhnin votat. Presidenti duhet me qenë një person që i realizon pritjet dhe obligimet që i ka Presidenti” tha Ymeri.