Ymeri: Për rritjen e çmimit të rrymës përgjegjësia është e qeverisë, jo e KEDS/KESCO
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat kundër KEDS/KESCO, duke vlerësuar se ato po e devijojnë vëmendjen nga përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas Ymerit, KEDS/KESCO nuk ka kompetencë ligjore për të vendosur rritjen e çmimit të rrymës, pasi ky vendim merret nga…
Lajme
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat kundër KEDS/KESCO, duke vlerësuar se ato po e devijojnë vëmendjen nga përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Ymerit, KEDS/KESCO nuk ka kompetencë ligjore për të vendosur rritjen e çmimit të rrymës, pasi ky vendim merret nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe nga qeveria në pushtet.
Ajo thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe institucionet që ai i kontrollon.
Ymeri shton se, ndonëse ka arsye të tjera për kritika ndaj KEDS-it, si investimet e pamjaftueshme apo problemet me tensionin, shtrenjtimi i energjisë është rezultat i vendimeve institucionale në favor të tregtarëve të energjisë, e jo i operatorit shpërndarës. Sipas saj, adresa e përgjegjësisë është Zyra e Kryeministrit.