Ymeri kritikon vonesat e pushtetit: Ftesë për seancë nuk ka, vendimmarrja do t’i takojë qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj vonesave për thirrjen e seancës, duke kritikuar pushtetin për mungesë transparence dhe përgjegjësie. Ajo ka deklaruar se edhe pse kanë mbetur më pak se tetë orë kohë, ende nuk ka ftesë për seancë nga pushteti, raporton lajmi.net Sipas saj, nga nesër vendimmarrja nuk do të jetë më…

Lajme

05/03/2026 16:31

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj vonesave për thirrjen e seancës, duke kritikuar pushtetin për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Ajo ka deklaruar se edhe pse kanë mbetur më pak se tetë orë kohë, ende nuk ka ftesë për seancë nga pushteti, raporton lajmi.net

Sipas saj, nga nesër vendimmarrja nuk do të jetë më në duart e tyre, por të instancave të tjera dhe përfundimisht të qytetarëve të Kosova.

Postimi i plotë:

Më pak se 8 orë kohe në ndërkohë as ftesë për seancë nuk ka nga pushteti.
Sido që të jetë, nga nesër edhe nuk pyeten, fjalën e kanë instanca tjera edhe përfundimisht vet qytetarët e Kosovës që po shohin e paguajnë gjithë këtë teatër./Lajmi.net/