Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së
Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka thënë se gjatë Marsit 2026 pritet të vendoset nëse ZRRE-ja do të vazhdojë licencën e EFT ose të Vuk Hamiviç, i cili siç thotë ajo, është pjesëtar i Mafisë Energjetike sipas Kurtit. Sipas kontratës, EFT duhet të aplikojë për vazhdimin e licencës gjashtë muaj para skadimit për tregtinë me…
Lajme
Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka thënë se gjatë Marsit 2026 pritet të vendoset nëse ZRRE-ja do të vazhdojë licencën e EFT ose të Vuk Hamiviç, i cili siç thotë ajo, është pjesëtar i Mafisë Energjetike sipas Kurtit.
Sipas kontratës, EFT duhet të aplikojë për vazhdimin e licencës gjashtë muaj para skadimit për tregtinë me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në këtë Mars 2026 përvec tarifave pritet të kuptohet nëse ZRRE do vazhdoj licencën e EFT ose Vuk Hamivic, pjesëtar i Mafisë Energjetike sipas Kurtit.
Sipas kontratës (fotografia ne koment) për vazhdim licence pritet që EFT të aplikoj për vazhdim licence 6 muaj para skadimit të licencës për tregti me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë./Lajmi.net/