Ymeri: Anëtarët e Bordit të AKP-së u votuan pa CV, kërkoj verifikim penal

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke pretenduar mungesë transparence dhe dyshime për integritetin e disa të propozuarve. Sipas saj, anëtarët janë votuar pa CV dhe pa informacione të plota paraprake, ndërsa procesi është zhvilluar pa debat të…

Lajme

23/04/2026 19:06

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke pretenduar mungesë transparence dhe dyshime për integritetin e disa të propozuarve.

Sipas saj, anëtarët janë votuar pa CV dhe pa informacione të plota paraprake, ndërsa procesi është zhvilluar pa debat të mjaftueshëm në komisionin përkatës.

“Anëtarët e propozuar për Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë votuar nga Vetëvendosje pa CV-të ose njohuri zyrtare për ta. CV-të e të propozuarve i ka pas vetëm kryetarja e komisionit dhe votimi nga anëtarët e tjerë ishte arbitrar, si dhe i dirigjuar nga pushteti në shfrytëzim të numrave për të ngritur persona të caktuar”, ka deklaruar ajo.

Ymeri ka bërë të ditur se më pas ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Kosovës verifikim të statusit penal të të gjithë anëtarëve të propozuar, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për standardet e qeverisjes.