Hamiti kritikon qeverisjen e VV-së: Ka paralizë institucionale dhe degradim të demokracisë – Kosova në gjendjen më të keqe që nga Pavarësia

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka shkruar në lidhje me qeverisjen e VV-së, që ka thënë se në kohën e qeverisjes së tyre Kosova është në gjendjen më të keqe prej Pavarësisë. “Ka paralizë shoqërore dhe institucionale, ka degradim të demokracisë, ka ngecje ekonomike, ka rritje të inflacionit, ka varfërim të qytetarëve, ka korrupsion të…

Lajme

09/07/2026 12:45

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka shkruar në lidhje me qeverisjen e VV-së, që ka thënë se në kohën e qeverisjes së tyre Kosova është në gjendjen më të keqe prej Pavarësisë.

“Ka paralizë shoqërore dhe institucionale, ka degradim të demokracisë, ka ngecje ekonomike, ka rritje të inflacionit, ka varfërim të qytetarëve, ka korrupsion të përhapur qeveritar. Për herë të parë në historinë e re, në vitet 2023-2025, vuajtëm edhe sanksione të ashpra financiare të BE-së për shkak të kësaj Qeverie”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka thënë se Albin Kurti e ka marrë pushtetin në vitin 2021 dhe sipas tij po sundon absolutisht.

Sipas Hamitit, Kurti e ka ruajtur pushtetin edhe në tri palë zgjedhje, duke e marrë pushtetin e Qeverisë por sipas tij nuk do të qeverisë në mënyrë demokratike, pa e respektuar ndarjen dhe kontrollin reciprok të pushteteve, që është alfa dhe omega e demokracisë perëndimore.

“I gjithë pushteti është në duart e liderit të VV-së, të partisë së majtë që e ka marrë formën e partisë-shtet. Si ushtrues detyre i kryeministrit, Albin Kurti po e drejton Qeverinë e Kosovës pa mbikëqyrje parlamentare. (Kemi edhe ushtruese të detyrës së Presidentit nga VV-ja, mbasi kjo parti nuk deshi President konsensual, që do ta përfaqësonte unitetin e popullit). Për shumë kohë gjatë vitit 2025 ai vetë dhe kolegë të tij ishin deputetë dhe ministra në të njëjtën kohë, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë. Deputetë dhe ministra njëkohësisht janë edhe prej ditës së djeshme, mbasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit”, ka shkruar Hamiti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: