Yllit të Liverpoolit i ofrohet kontratë trevjeçare me vlerë 24 milionë euro nëse i bashkohet gjigantit evropian

Mesfushorit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum i është ofruar kontratë trevjeçare te Barcelona.

Sport

30/03/2021 08:14

Holandezit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe gjasat që të largohen janë të mëdha, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, Wijnaldum ka pranuar ofertë kontratën trevjeçare me vlerë 8 milionë euro për sezon, pra në total 24 milionë euro.

Nga ana tjetër, lojtari ka luajtur nën urdhrat e Koemanit te Holanda, andaj nëse vendos të largohet ndoshta do ta këtë më të lehtë përshtatjen.

Sidoqoftë, Klopp është duke provuar ta bind holandezin të nënshkruajë rinovimin me “Reds”./Lajmi.net/