“Dhimbja mbetet e madhe”, familja hap të pame për Rea Rakën që humbi jetën në aksident

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00. Në një njoftim, babai i saj, Petriti ka shprehur dhimbjen për humbjen e Reas, duke treguar se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk patën mundësinë…

Lajme

09/09/2026 17:59

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00.

Në një njoftim, babai i saj, Petriti ka shprehur dhimbjen për humbjen e Reas, duke treguar se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk patën mundësinë ta përcillnin dhe t’i jepnin lamtumirën që meritonte.

Postimi i plotë:

N J O F T I M

Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirë,

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk patëm mundësinë ta përcillnim Rea-n dhe t’i jepnim lamtumirën që meritonte.

Sot, kur plagët fizike janë shëruar sadopak, dhimbja në shpirt mbetet e madhe. Prandaj, me zemër të rënduar, ju njoftojmë se e pamja për Rea-n do të mbahet të dielën, më 13.09.2026, në Hotelin Grand, nga ora 09:00 deri në 18:00.

Prania juaj dhe kujtimi juaj për Rea-n do të jenë ngushëllimi ynë në këto ditë të vështira.

Përgjithmonë,

Petriti, Mirlinda, Tesa, Bora dhe Zani.