Ylli i shfaqjes ‘The Terrace’ vdes në moshën 22 vjeçare
Hana, e cila nënshkroi me Stardom Wrestling, ishte vajza e ish-mundësit, Kyoko Kimura.

ShowBiz
Mundësja japoneze Hana Kimura, e cila luajti në shfaqjen e ‘Netflix’ The Terrace, ka vdekur në moshën 22 vjeçare, shkruan SkyNews, transmeton lajmi.net.
Stardom Wrestling, me të cilin kishte nënshkruar Kimura, konfirmoi lajmin në një deklaratë në Twitter.
“Adhurues të Stardom, na vjen shumë keq të njoftojmë që Hana Kimura jonë ka ndërruar jetë. Ju lutemi jini të respektueshëm dhe lejoni ca kohë që gjërat të përpunohen, dhe mbani mendimet dhe lutjet tuaja me familjen dhe miqtë e saj”, shkruan në postimin e e Stardom. /Lajmi.net/