Ylli i Real Madrid refuzon të huazohet

Ylli i Real Madrid ka refuzuar që të transferohet në formë huazimi gjatë janarit.

Sport

05/12/2019 21:51

Brahim Diaz, i cili dikur mbronte ngjyrat e Manchester City, ka refuzuar të shkojë tek Getafe, në formë huazimi, bën të ditur ‘Onda Cero’, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari ka hasur në vështirësi që të gjej minutat e tij që kur erdhi tek ‘Los Blancos’, nga Manchester City, janarin e kaluar.

Getafe i kanë ofruar atij shansin që të fitojë minuta futbolli me skuadrën e  parë, por Diaz nuk preferon një lëvizje të tillë.

Duket se lojtari do të luftojë me të gjitha forcat që të fitojë një pozitë tek Real Madrid. /Lajmi.net/