Ylli i Real Madrid nënshkruan kontratë të re, klauzolën e lirimit më të madhe se të Messit
Fede Valverde thuhet se ka nënshkruar kontratë të re me Real Madrid deri në vitin 2025.
Sport
Mesfushori i ri uruguaian ka shkëlqyer për skuadrën e Zinedine Zidane këtë verë, duke vendosur veten si lojtar kryesor në ‘Bernabeu’ tashmë në moshën 21 vjeç.
Dhe sipas Marca, Valverde është shpërblyer me një kontratë të re afatgjatë, me një klauzolë lirimi prej 640 milionë funte, përcjell lajmi.net.
Klauzola e blerjes së Valverde është më e lartë se e Lionel Messit, ylli i Barcelonës i cili vlerësohet 620 milionë funte.
Reali ka lëvizur shpejt për të zgjidhur të ardhmen e tij, duke i lënë gjigantët evropianë pamundësi të transferimit.
Kontrata e re pesë vjeç e gjysmë e bën Valverde lojtarin me marrëveshjen më të gjatë në Madrid së bashku me Rodrygo. /Lajmi.net/