Ylli i PSG do mungojë në ndeshjen ndaj Barcelonës

Moise Kean do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/03/2021 16:08

Mauricio Pochettino do të jetë pa njërin nga sulmuesit kryesor për këtë ndeshje, për arsye se ai është infektuar me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Barcelona dhe PSG do të luajnë ndeshjen e kthimit në Parkun e Princave më 11 mars nga ora 21:00.

Përpos tij, mungesë tjetër pritet të jetë edhe Neymari, i cili nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

PSG kanë fituar ndeshjen e parë në Camp Nou me rezultat 4-1./Lajmi.net/