Ylli i Manchester Cityt afër rinovimit të kontratës afatgjatë

Mesfushori i Manchester cityt, Kevin de Bruyme e sheh të ardhmen në klub dhe do rinovojë kontratën deri në vitin 2025.

Sport

22/02/2021 20:27

Pavarësisht që City është në formë të shkëlqyer dhe ia doli mjaftë mirë edhe pse belgu mungonte, me rikthimin e tij skuadra ishte në nivel tjetër, transmeton lajmi.net.

De Bruyne cilësohet si mesfushori më i mirë në Premierligë, ndërsa “Qytetarët” duan rinovimin e kontratës dhe e shohin si të pashitshëm.

Sipas Todo Fichajes, me kontratën e re De Bruyne do rinovojë në “Etihad” së paku deri në vitin 2025.

Dy palët janë në negociata dhe mesfushori është i lumtur që së bashku me Raheem Sterling të jenë lojtarët më të paguar në skuadër.

Pritet që në muajt në vijim gjithçka do bëhet zyrtare, ngase arritja e marrëveshjes është afër./Lajmi.net/