Ylli i Juventusit: Mendova të pensionohem për shkak të lëndimeve
Anësori i Juventusit, Douglas Costa ka rrëfyer se ka menduar të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve të tij me lëndimet.
Sport
Costa ka luajtur vetëm 90 herë në tre sezone për Juve për shkak të problmeve të ndryshme të muskujve, dhe 29-vjeçari pranon se ata kanë ndikuar në vetëbesimin e tij.
“Ka raste kur mendoj: ‘A mund të luaj akoma?’, tha ai për The Players’ Tribune, transmeton lajmi.net.
“Kjo është sepse unë dal në fushë dhe lëndohem përsëri. Pastaj, kur e shikoj në TV, mbaj mend që ky është pasioni im dhe që akoma mund të luaj në një nivel të lartë”.
“Kjo është ajo që më mban gjallë, unë e di se futbolli është gjithçka për mua. Nuk ka asnjë lidhje me paratë apo të qenurit i famshëm”.
“Çështja është të bëni atë që ju pëlqeni dhe të argëtoheni duke e bërë atë. Ky është objektivi im”, përfundoi ai. /Lajmi.net/