Ylli i Dortmundit: Ëndërroj të luaj për Real Madridin (FOTO)
Ylli në rritje i Borussia Dortmundit, Emre Mor, ka zbuluar dëshirën e tij të madhe, që një ditë të luaj për Real Madridin.

Sport
19 vjeçari që të hënën shënoi golin e parë për fanellën e Turqisë në fitoren 3:1 ndaj Moldavisë, ka thënë se i duhet shumë punë për të realizuar ëndrrën e tij, të vesh fanellën e skuadrës mbretërore.
“Dortmund është një nga skuadrat më të mëdha në botë”, ka deklaruar Mor për ‘FourFourTwo’, përcjell lajmi.net.
“Unë dua të luaj për Real Madridin, të bëhem një yll. Ëndrra ime e madhe është që një ditë të luaj për Real Madridin, edhe pse është herë të mendoj për atë”./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy