Yjet e Bosnjës falin xhumanë
Pavarësisht obligimeve të rëndësishme në Kampionatin botëror, futbollistët e Bosnjës e Hercegovinës e falën xhumanë në një xhami në Cuiaba, para duelit me Nigerinë.
Sport
Futbollistët e Përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës janë falur në një xhami, në prag të duelit ndaj Nigerisë në Cuiaba.
Shumica e skuadrës së selektorit Safet Susic janë myslimanë të devotshëm dhe ata nuk i kanë lënë anash obligimet e tyre, pavarësisht angazhimeve të rëndësishme në Kampionatin botëror.
Ata kanë vizituar një xhami për namazin e xhumasë. Kjo ndodhi para ballafaqimit të rëndësishëm me Nigerinë që zhvillohet sonte në mesnatë, ku ata duhet të shënojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit të mëtutjeshëm nga Grupi F.
Në duelin e parë, Bosnja e Hercegovina humbi nga Argjentina me rezultat 2:1.