Yahoo: Prizreni, destinacion evropian me çmimin më të mirë për vlerën!

Yahoo Travel Explorers, që fokusohet në temat e turizmit dhe udhëtimeve ka dalë me një artikull të ri për Kosovën, kësaj here duke e quajtur Prizrenin si destinacion evropian me vlerë të madhe.

Fun

25/08/2015 10:46

Shkrimi, i botuar nga Meagen Collins në Yahoo, tregon se si ky vend ‘i vogël’ në Evropë mund t’i befasojë të tjerët.

64b6dc20e4b6352e182fe72a5925241883a7c5e7

Ai tregon se qëllimi ishte të kalonte një natë në Prizren, por më pas u dashurua në këtë qytet kosovar dhe kaloi tre ditë në qytetin të cilin ai e quan ‘më të përballueshmin’ në Evropë.

b5d5d7aaad70b90464084be714ed3b5ff829513e

Meagen thotë se njerëzit në Prizren janë miqësor dhe shumë mikpritës. Ai thotë se historia e këtij qyteti është interesante dhe ushqimi jo vetëm që është shumë i shijshëm por është shumë më lirë se në qytetet tjera evropiane – duke përmendur faktin se mund të merrni një birrë për më pak se 1.50 dollarë.

Në shkrim ai vazhdon të tregojë se Kosova nuk është një vend siç ai e kishte menduar dhe siç e mendojnë shumica e njerëzve të huaj – një vend i pasigurt ku shumë turistë hezitojnë ta vizitojnë, transmeton lajmi.net.

d5597c3c7840bfe397dffed387dcbc3593a15460

“Madje edhe prindërit e mi u brengosën kur u tregova se do ta vizitoj Kosovën”, thotë ai, duke cekur atë që prindërit i thanë atij: “A je i sigurt që dëshiron të shkosh atje?”.

e7e9d4f9caebd38ab8bab6caedb182c542b93550

Por, nuk iu desh shumë kohë që Meagen ta kuptojë se Kosova nuk është një vend në gjendje lufte më. Ai thotë se ky vend është i mrekullueshëm. E gjitha çfarë duhet të bëni, këshillon ai, është që t’i pyesni vendasit dhe do t’i dëgjoni ata duke thënë: “Kosova është një vend i sigurt, Kosova është e bukur, ju lutem tregoni njerëzve që të vijnë në vizitë”.

“Dhe, kjo është ajo çfarë kemi premtuar se do të bëjmë – për shkak që ata kanë të drejtë 100%”, thotë ai.

Në shkrimin e tij, ai përmend bukuritë e Prizrenit, historinë, monumentet kulturore, dyqanet, ushqimet, restaurantet dhe kafeteritë e mbushura me njerëz të cilët kënaqen me jetën dhe kafenë e mirë.

“Lumi Bistrica (që në shqip do të thotë ‘ujë i pastër’) kalon nëpër qendër të qytetit. Ju mund të kaloni urat prej guri nga njëra anë në tjetrën, duke eksploruar restorantet dhe kafeteritë përgjatë tyre”, shkruan ai. (lajmi.net)