Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mbërrijnë javën e ardhshme

Më herët u bë e ditur që Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mund të dilnin në të njëjtën kohë gjatë prezantimit të ardhshëm.

Auto & Tek

16/09/2019 13:33

Xiaomi tani e ka konfirmuar këtë, dhe të dy telefonat do të zyrtarizohen në 24 shtator në Kinë, transmeton lajmi.net.

Prezantimi në fjalë do të forcojë portofolin e Xiaomi 5G, me më shumë zgjerim në tregun e Kinës. Dy telefona të tjerë 5G priten vetëm këtë javë Vivo NEX 3 5G dhe Huawei Mate 30 Pro 5G.

Përveç mbështetjes 5G, Mi 9 Pro janë konfirmuar edhe Mi Charge Turbo, i cili mbështet deri në 30W karikim pa tel. Mi Mix 4, nga ana tjetër, do të ketë një ekran të lakuar me rezolucion 2K dhe një kamerë kryesore me 108MP në anën e pasme.

Gjatë prezantimit, Xiaomi do të fillojë zyrtarisht MIUI 11 dhe Mi TV të gjeneratës tjetër. /Lajmi.net/