Xiaomi lanson smartfonin me kamerë 108 megapikselë

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapiksel është prezantuar nga kompania kineze Xiaomi.

Auto & Tek

06/11/2019 16:33

Sensori i sofistikuar i kamerës është një krijim i Samsung-ut të Koresë së Jugut, i cili ende nuk e ka përdorur atë në produktet e veta, sipas BBC-së, transmeton lajmi.net.

Aktualisht, Mi CC9 Pro Premium është njoftuar të shitet në tregun kinez për vetëm 400 dollarë.

Kompania planifikon të përfshijë të njëjtën kamerë në modelin Mi Note 10 që do të dalë në treg ndërkombëtar.

Xiaomi është prodhuesi i katërt më i madh i telefonave inteligjentë në të gjithë botën, duke zënë 9.1% të tregut sipas firmës kërkimore Canalys. Shitjet po rriten me shpejtësi në Evropë.

Deri më tani, sensorët me rezolucion mbi 100 megapiksel janë përdorur vetëm në kamera dixhitale të shtrenjta.

Përpjekja për të kompresuar një rezolucion të tillë të lartë në një celular mbart rrezikun e “zhurmës” dixhitale dhe shtrembërimit dixhital në imazhin përfundimtar, veçanërisht në kushtet me dritë të ulët.

Sensori Isocell Plus i Samsung, i përdorur nga Xiaomi, është në madhësi më të madhe se kamerat konvencionale të telefonave të mençur, ndërsa përdor risitë e tjera teknologjike që lejojnë – nëse ka dritë të mjaftueshme – që imazhi të arrijë në 108 MPa.

Sipas testeve, megjithatë, fotot nuk janë pa deformime dixhitale.

Përveç kësaj, fotot e 108 MPa kërkojnë shumë më tepër hapësirë ruajtjeje në pajisje se zakonisht. /Lajmi.net/